Media zbardh ekskuzivisht rendin e mbledhjes që Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mbaj më 7 maj 2018. Sipas këtij rendi, me kërkesë të ministrisë së drejtësisë do të vendoset për shkarkimin e 4 gjyqtarëve dhe miratimin e një dorëheqie. Kërkesë për dorëheqie mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare pas këtij rendi dhe rezulton se është gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi.
Por kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?
Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drgoës. Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohaur duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.
Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit Ergys Selmani i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhërit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj. Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës Ahmet Jangulli dhe administrativ të Vlorës Ken Dhima. Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018. /shqiptarja.com/