Gjatë ditës së sotme një dëshmi ka mbërritur nga një zyrtare në faqen “Lolita”.
Sipas saj kryeministri Rama pas takimit me punëtorët e dalluar u ka kërkuar që të bëhen spiune duke bërë një raport të detajuar për shefin dhe kolegët.
Ja çfarë shkruan zyrtarja:
“Përshëndetje Lolita!
Ditën e premte, datë 28.07.2017 Kryeministri na mblodhi të gjithe punonjësit e administratës “më të mirin për çdo institucion”. Deri këtu gjithçka ok. Mendova që gjithë mundi po me shpërblehet, do marr dekoratë, ndonjë shpërblim dhe pse jo pas kaq vitesh pune mund të bëhesha përgjegjëse apo drejtoreshë. Në të vërtetë zhgënjimi ishte shumë i madh. U pendova që kam harxhuar aq shumë para e mund për arsimimin tim e të vije ky palo kryeministër e të më kërkojë të bëhem spiune brenda institucionit tim.
Deri më datën 10 gusht më duhet të dorëzoj një raport të detajuar spiunllëku për eprorin dhe kolegët e mi. Gjithsesi jam e lumtur që atë ditë nuk kisha kohë dhe nuk shkova në parukeri. Të paktën kurseva ca lekë dhe nuk shkova e pispillosur te godina e lartmadhnisë së tij që do të na bëjë armik me çdo njeri. Nuk di si t’ja bëj pasi në institucionin tim ka vërtetë njerëz punëtorë, të rregullt dhe që vërtetë atyre u duhet puna, por mbi të gjitha janë të denjë për pozicionet. Nëse unë nuk spiunoj ose me saktë nuk zhys gjysmën e tyre, rrezikohem vetë./gazetaexpress/