I arrestuari për vrasjen e biznesmenit në ish-bllokut, Memli Begalla, Ardian Serezi ka dhënë dëshminë e tij në Prokurori. I dyshuari kryesor për vrasjen e Begallës, Serezi ka thënë se në momentin që ka ndodhur krimi ai ndodhej në xhaminë e Kombinatit ku po falej.
Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave në xhami ku mësohet se duket Serezi, i shoqëruar nga të tjerë besimtarë. Prokuroria ka urdhëruar ekspertizën e pamjeve filmike, për t’u bindur nëse bëhet fjalë për të njëjtën datë dhe orë.