Nëntë shqiptarë janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Prokupljes në Serbi. Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, të lënduarit janë dërguar në një spital në Prokuplje ku po përcaktohet niveli i lëndimeve. Po sipas mediave serbe, deri më tani nuk dihet shkaku i daljes së autobusit nga rruga, ndersa hetimet janë në proces.
Ndërkohë, thuhet se 9 pasagjerët ishin në autobusin e një firme shqiptare që udhëtonin nga drejtimi i Nishit në Kosovë. “Të gjithë udhëtarët e lënduar janë shqiptarë nga Kosova. Ndër të lënduarit është edhe shoferi”, shkruajnë mediat serbe.