Kryeministri Edi Rama në një takim tek Amfiteatri tek liqeni artificial, ka folur edhe një herë për Vettingun që po bëhet në sistemin gjyqësor. Rama deklaroi se si gjykatësit dhe prokurorët edhe politikanët do të kalojnë sitë.
Pjesë nga deklarata e Ramës
Vettingu këtë qëllim ka, të pastrojë sistemin dhe në pallatin e ri të drejtësisë të hyjnë gjykatës dhe prokurorë të cilët të drejtës i thonë e drejtë dhe të padrejtës e padrejtë, ata gjykatës e prokurorë të çliruar nga kthetrat e politikës, të vendosur në pozicionet e tyre falë meritës do ndajnë shapin nga sheqeri. Ata që sot ikin, do jenë të detyruar të kthehen, jo si gjykatës e prokurorë, por si individë që duhet të japin llogari para drejtësisë shqiptare për çfarë kanë bërë.
Njësoj si gjykatësit dhe politikanët, nga më i gjati e deri më i shkurtri do duhet që të mos mjaftohen duke thënë jam i ndershëm, ai është hajdut, por të provohen si të tillë në varësi kush paraqitet e kush nuk paraqitet në prokuroi e gjykatë.