Ministria e Brendshme ka publikuar të gjitha rastet e operacionit “Forca e Ligjit” ku ka pasur të arrestuar dhe asete të sekuestruara. Në një postim në Facebook, ministria shkruan se janë skeduar dhe grupe të tjera që janë objekt i punës.
Postim i plotë
Në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” janë skeduar disa grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore (që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë ose/dhe me shtrirje në vendet e tjera), të cilat janë objekt i punës së Task Forcës Speciale Qendrore dhe 12 Task Forcave Rajonale.