Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
Vendimi u mor pasi KPK-ja shqyrtoi prej një jave dokumentacionin e paraqitur nga Xhoxhaj për të argumentuar pasurinë e deklaruar.
Gjatë shqyrtimit të dosjes së anëtares së Kushtetueses, KPK-ja konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.
Shkarkimi i Xhoxhaj praktikisht le pa pune Gjykaten Kushtetuese. Nga 9 antare, vetem 4 jane ne pune dhe nje nga ata me mandat te perfunduar.