Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin merr hak ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas sanksioneve të miratuara nga Komngresi amerikan javën e kaluar.
Siç raporton CNN, Putin ka kërkuar reduktim të stafit të ambasadës së SHBA-ve në Rusi.
Ai mësohet të ketë deklaruar sot se 755 diplomatë amerikanë duhet të largohen nga Rusia deri në 1 shtator. “Në Rusi duhet të qëndrojnë 455 diplomatë, aq sa janë rusë në Uashington”,- mësohet të ketë thënë Putin.
Sipas tij, ky është një hap pas i amerikanëve në marrëdhëniet me rusët. Sakaq edhe Ministria e Jashtme ruse kërkoi të premten që Shtetet e Bashkuara të shkurtojnë stafin diplomatik në Rusi./balkanweb/