Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, nuk ka nguruar të tregojë me emra ata politikanë të inkriminuar, të cilët sot janë jashtë parlamentit. Teksa po mbante fjalën gjatë konferencës me temë “Modelet e reja të biznesit për OSHC-të”, ai akuzoi hapur ish-ministrin Tahiri.
Ambasadori ka folur me emra, duke përmendur Arben Ndokën, Elvis Rroshin, si dhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai tha:
“Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Rroshin, Mark Frokun, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën e Saimir Tahirin. Këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo në bashki”.
Lu ka kërkuar që shoqëria civile të bashkohet me të në luftën kundër “peshqve të mëdhenj.