Një lajm i mirë për banorët e Thethit por edhe krejt Bashkinë e Shkodrës: Sot është zhbllokuar krejtësisht aksi nga Boga në Theth dhe makina e parë ka mbërritur në pikën turistike.
Kjo u bë e mundur pas rreth 4 javëve punë të Bashkisë Shkodër me mbështetjen e Forcave të Armatosura. Ky është një lajm i mirë në prag të çeljes së sezonit turistik, duke i hapur rrugën edhe vazhdimësisë së aktiviteteve ekonomike. /Marrë nga faqja zyrtare e Bashkis Shkodër në Facebook/