Një 21-vjeçar me origjinë shqipatre ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pas një aksidenti të frikshëm mëngjesin e kësaj të premteje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, në anën e rrugës provinciale që lidh Marengo me Goito, në Mantua. I riu me inicialet L. F., që ishte drejtues i mjetit ka gjetur vdekjen në vend, sipas mediave italiane.
Edhe pse banorët të alarmuar kanë lajmëruar ambulancën, 21 vjeçari për fat të keq ka ndërruar jetë nga plagët e rënda që ka marrë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Sipas raportimeve të deritanishme, thuhet se nuk ka pasur automjete të tjera të përfshira në aksident, ndërsa mësohet se i riu ishte duke shkuar për të punuar në një kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, jo shumë larg nga vendi ku është aksidentuar për vdekje.