Plagosje me arme ne Shkoder. Bëhet me dije se eshte plagosur biznesmeni Xhevat Vataksi. Ngjarja ka ndodhur ne njesine Berdice. Në vendngjarje policia është për të hetuar. Vataksi është sipërmarrës i njohur në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe hekurudhave. Vataksi është 60 vjeç dhe për momentin ndodhet në spitalin e Shkodrës, ku është jashtë rrezikut për jetën. Biznesmeni është qëlluar në këmbë dhe autori i ngjarjes është identifikuar nga policia, por kjo e fundit nuk e ka bërë ende të mundur arrestimin e tij.