Pas plagosjes së bisnesmenit të njohur në Shkodër Xhevat Vataksi, ka ardhur reagimi i ish- kryeministrit Berisha. Në një shënim në Facebook Berisha thotë se bisnesmeni u qëllua sepse refuzoi të paguajë gjobën e vrasësve. Berisha shkruan: “Forca e Krimit godet ne Shkoder, qytet qe ndodhet ne sundimin e plote te krimit! Kriminelet derdhin bresheri plumbash ndaj biznesmenit qe duket se ka refuzuar gjoben e vrasesve. Autoret po degjonin llogollogjine e Xhafes ne takime elektorale. Duke denuar kete akt te shemtuar denoncoj dhe nje here gjendjen katastrofale te rendit dhe sigurise ne qytetin e Shkodres ku bandat bejne ligjin! sb”.