Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar. Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.