Një shtetase 40- vjeçare nga fshati Hajmel i Bashkisë Vau Dejës është larguar nga banesa. Denoncimi është bërë nga babai 72- vjeçar, i cili ka saktësuar e vajza e tij vuan nga skizofrenia. Në njoftimin e policisë së Shkodrës thuhet:
“Më datë 04.05.2018, shtetësia M.K, vjeç 72, banuese në fshatin Hajmel, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa vajza, R.P vjeç 40, (me sëmundje skizofrenie). Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.”.