Aksident në “Rrugën e Kombit” segmenti Rubik – Rreshen, përplasen 3 automjete. Të paktën 3 persona të plagosur. Policia në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policsë
Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen – Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L.
Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip Opel ( ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.