Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në Rrugën e Kombit, aksi Rrubik – Rrëshen, ku janë përplasur 3 automjete, mjeti tip “Volkswagen” me targë KS 01-994 IG me drejtues F.S., mjeti tip “Opel” me targë KS 03-272 FI me drejtues F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues F.L.
Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Volkswagen”, si dhe një nga pasagjerët e mjetit “Opel”, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip “Opel” ( ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.