Policia e Lushnjës ka dhënë detaje rreth shpërthimit me tritol që tronditi gjatë natës qytetin. Burime zyrtare thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 03:10, në lagjen “18 Tetori”, ndërkohë që eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit.
Të njëjtat burime thanë se shtetasi Altin Ahmetaj, 44 vjeç, e kishte parkuar mjetin tip “Fiat” në një rrugicë në afërsi të banesës. Policia po heton për ngjarjen.
Informacion paraprak
Në datën 06.05.2018, rreth orës 03:10, në lagjen “18 Tetori”, Lushnje është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.
Paraprakisht dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.