Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në kryeqytet, teksa një makinë ka humbur kontrollin, duke marrë para kalimtarët që po lëviznin në rrugë.
Ngjarja është shënuar në një lavazh rrugën ‘Vangjel Noti’, në zonën e Laprakës, ku drejtuesi i mjetit tip ‘BMW X5’ ka qenë me shpejtësi të lartë, kur ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një mjet tjetër tip ‘Benz’, e më pas kalimtarët.
Për pasojë, janë plagosur pesë persona, dy prej të cilëve janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Si pasojë e aksidentit gjithashtu është plagosur në këmbë një i moshuar, ndërsa një i ri ka marrë plagë në kokë.