Një person është gjetur i mbytur në një lumë në Pogradec mbrëmjen e sotme. Më datë 06.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Slabinjë, është gjetur i mbytur në lumë shtetasi B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.