Mbasditen e sotme një turiste austriake ka telefonuar në policinë e shtetin dhe ka thënë që ka humbur teksa ka dalë për një shëtitje në fushën e sportit në Llogara.
Menjëherë kanë nisur kërkimet për Adelhat Wolper nga policia e Vlorës dhe zjarrëfikësit, por ende pas 5 orësh nuk ka asnjë shenjë nga 45 vjeçarja austriake.
Ndërkohë që vijojnë kërkimet për pyllin e Llogarasë, në terren ka shkuar për të kordinuar operacionin dhe vetë Drejtori i Policisë së Vlorës.