Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetasia austriake, turistja e cila u shpall e zhdukur dhe nisen qe dje kerkimet nga ana e policise.
Policia e Vlores ben me dije se shtetases Adelt Wolper, 45-vjece, i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policise
Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.
Strukturat Policore të DVP.Vlorë sëbashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.
Shtetësia A.W., i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.