Paraditen e sotme një sherr i nisiur për motive të dobëta, shënoi 4 të plagosur me thikë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit Henri Karaj 20 vjeç, i cila la të plagosur Jurgen e Feliksh Lleshi, Klajdi Dume dhe Klajdi Marku, pas një sherri i cili nisi për një femër. Të plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policise:
Tiranë
Kapet dhe arrestohet në kohë rekod autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi :
– Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje.