Dy vjet pasi ishte dënuar në mungesë me burg për shpërdorim të detyrës, ka rënë në pranga nga policia, ish-punonjësi i thesarit në Bankën e Shqipërisë i përfshirë në vjedhjen më të bujshme të korrikut 2014.
Emiljano Lamçe 35 vjeç, u arrestua nga Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Tiranës më 27 Maj 2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22 shtator 2016 e ka dënuar Lamçen, me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Dy punonjës të bankës, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia u dënuan për vjedhjen e 713 milione lëkeve nga Thesari i shtetit, në kasafortën e Bankës së Shqipërisë, në atë që njihet si reparti X në Linzë të Tiranës./gazetaexpress/