Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Fier i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasen D.Ç, 31 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje.
Shtetasja D.Ç ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika që përdori autori.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Plagosje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbatja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 79/22 dhe 279 të Kodit Penal.