Fran Dashi, Avokati i Izet Haxhisë ka folur sot për mediat duke dhënë detaje se çfarë do ndodhë tashmë që Izet Haxhia, dëshmitari kyç i vrasjes së Azem Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1998. Ai ka thënë se do kërkojë rihapjen e çështjes pasi Izet Haxhia, ish-truprojë i Sali Berishës është dënuar në mungesë nga gjykata.
“Izeti është shumë i lumtur që pas 20 vitesh kthehet në atdhe. Në gjendje të mirë, me memorie të pastër. Ju siguroj që shëndeti i tij është i plotë. Ne jemi duke studiuar aktet e para dhe pikësynimi dhe pretendimi jonë është për rihapur dosjen e nga para e pasi gjykimi dhe hetimi ndaj tij për 12 shtatorin, ëhtë bërë në mënugesë. Gjykata e SHkallës së parë në vitin 2001 ka deklaruar ikjen e të pandekurit duke caktuar avokat kryesisht. Ne kemi besim të plotë se çështja do shkojë drejt rihapjes. Nuk mendoj se ka rrezik për jetën.”, ka thënë avokati Fran Dashi.