Rastin e pare ne gjithe pervojen e tij ne politike te nje deputeti qe le mandatin, e ka quajtur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, vendimin e ish-ministrit Tahiri per dorezimin e mandatit. Deklaraten Ruci e ka bere sot gjate nje aktiviteti me gazetare ne Ditën e Evropës.
“Ndonjëri mund të më quajë nostalgjik por në atë sistem nuk kishte as drogë, as kriminalitet, as korrupsion dhe asnjë nga të gjitha këto fenomene. Ne bemë zgjedhjen tonë ose të rrëzonim diktaturën dhe Shipërinë ta hapnim ose të rrinim ashtu. Dhe këto fenomene nuk i sollën shqiptarët, ato i gjetëm mes europianëve” u shpreh nder te tjera Ruçi.
Gjithashtu ata kërkuan që zyrtarët e korruptuar të cdo niveli të dalin para drejtësisë.
“Besoj nuk ka tre hollandezë që konkurojnë në Eurovizion por ka tre shqiptarë. Njëri përfaqëson Qipron, njëri Italinë dhe tjetri Shqipërinë. Unë e kam ndjekur Milanin dhe i kam idhull ato hollandezët që kanë luajtur dikur, por shembulli i Igli Tares në Itali është shembulli më i sukseshëm që kërkohet në të gjithë Italinë nga klubet sportive. Po ashtu ka me dhjetëra lojtarë dhe instrumentistë shqiptarë që vlerësohen në botë” u shpreh Ruçi.