Kryeprokurorja Arta Marku largon nga detyra të kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Vendimi i beftë është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.
Hajdamataj është prokurori që po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”. Largimi i tij mbërrin një ditë pasi thërriti për të marrë në pyetje Gentian Ceka, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. /TCH/