Policia e Shkodrës ka bërë njoftimin zyrtar të mediave lidhur me plagosjen e ndodhur në Vau Dejës, u qëllua me armo zjarri Ermir Simoni.
“Me datë 11.05.2018 rreth orës 12:30 jemi njoftuar se ne Vau i Dejës ka ndodhur një konflikt ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. S. 43 vjeç banues Vau i Dejës.
Menjëhere janë nisur forca të shumta policie për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Shtetasi E. S. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkoder nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.