Dy makina jane djegur naten e kaluar ne qytetin bregdetar. Behet fjale per nje furgon, te cilin pronari e ka denoncuar si te vjedhur dhe nje mjet “Golf”, i cili rezulton me targa te tjera. “Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.”, thuhet ne njoftimin e policise.