Israeli ka fituar Eurovision Song Contest- Festivalin Europian të Këngës. Ka qënë një luftë e fortë deri në votën e fundit, pas asaj të profesionistëve. Në garë për fitimin e vendit të parë ishte edhe “shqiptarja” e Qipros Eleni Foureirja, e cila ishte e dyta në votimin e publikut, duke i hapur rrugën Izraelit si fitues. Pas dy votimeve, Shqipëria me Bushpepën u rendit e 11-ta, pasi nga juria profesionale ishte renditur e shtata. Shqiptari tjetër nëgarë, Ermal Meta e renditi Italinë në vendin e pestë.