Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët të cilët ditën e shtunë dyshohet se dogjën dy automjetet në fshatin Bunavi.
Sakaq një tjetër shtetas u procedua në gjendje të lirë.
“Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve:
Klemend Dautaj, 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë”, tha policia.
Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volkswagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit).
Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ”Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.