Zbardhet ngjarja e ndodhur në “Fushë të Cukalit”, ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi M.P, i cili humbi jetën në Spital si pasojë e plagës së marrë. Arrestohet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ju informojmë se:
Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore.Në kohë rekord shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:
Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konfikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës. Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë. Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia. /ShkodraWeb/