Kanë mbetur të plagosura tre vajza të reja, pas një aksidenti të ndodhur në afërsi të shtatit Petrushë në Pogradec. Sipas raportimit janë përplasur dy makina, të cilat drejtoheshin nga XH. M., 24 vjeç dhe N.B., 22 vjeç. Të plagosura kanë mbetur A.B, 26 vjeçe, S. A, 27 vjeçe dhe M. T, 28 vjeçe, të cilat janë dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e njërit prej automjeteve, XH.M., ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.