E përditshmja amerikane “The Washington Post” shkruan se Saimir Tahiri rrezikon deri në 15 vite burg, nëse shpallet fajtor ndaj akuzave për përfshirje në afera droge e korrupsioni.
Gazeta pasqyron në një shkrim të saj vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të lënë në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirit.tahiri
“Prokurorët kanë kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Saimir Tahirin, por Gjykata e la në arrest shtëpie.Ai akuzohet se gjatë periudhës 2013 – 2017 kur drejtonte Ministrinë e Brendshme, kishte lidhje me një grup kriminal që kanë trafikuar sasi të mëdha kanabisi. Disa prej krerëve të këtij grupi u arrestuan në Itali dhe Shqipëri”, thuhet në këtë shkrim.tahiri mediat
Më tej thuhet se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda u përshëndet edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu, ndërsa kryeministri Rama tha se e respektonte atë duke kërkuar proces të drejtë dhe transparent.