Kompanitë gjigande të prodhimit të celularëve Apple dhe Samsung janë përballur për të tretën herë për të drejtat e pesë patentave.
Kompania Apple ka fituar betejën në vitin 2012 kundër Samsung dhe është detyruar të paguajë një faturë prej 1.05 miliardë dollarë. Samsung e apeloi këtë vendim duke e reduktuar shumën me 400 milionë dollarë, por pas këtij vendimi të gjyaktës është apeluar sërisht në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara për mos përllogaritje të saktë të dëmit të shkaktuar ndaj kompanisë Apple. Akuzat për Samsung kanë qenë se janë kopjuar tre patenta dizajni dhe dy patenta të sistemit të kameras.
Dy kompanitë nuk janë prononcuar mbi padinë dhe pretendimet e tyre, por kjo pritet të sjellë shumë pasoja në financiare për kompninë e Samsung.