Arrestohet Murat Cangoja, 63 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej” , Elbasan. Shtetasi Murat Cangoja, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.