Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është më i sulmuari ditët e fundit nga opozita, ku PD kërkon dorëheqjen e tij, ndërsa nga ana tjetër pritet edhe qëndrimi i Ramës, nëse do ta shkarkoj apo jo.
Gazetari Arjan Çani tregon një nga ‘skenarët’, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘Neës24’ paralajmëroi Sali Berishën. “Doktor bëhuni gati, e kam gati të konfirmuar. Me shumë gjasa Xhafaj ikën dhe vjen në vend të tij Taulant Balla”, tha Çani.