Në gjashtë muaj mafia shqiptare e drogës mendohet se ka shpërndarë deri në 1.8 ton kokainë nëpërmjet Portit të Hamburgut. Një gjë të tillë e shkruan prestigjozja gjermane “Bild”. Vlera e drogës në tregun e zi kap një vlerë deri në 400 milionë euro.
Dymbëdhjetë personat që ndodhenh në paraburgim janë të moshës 21-51 vjeç. Nga personat e ndaluar vetëm 2 janë gjermanë, ndërsa dhjetë të tjerët janë shqiptarë.
Për të futur bandën në grackë avokati i njërit prej shtetasve gjermanë tha se klienti i tij nuk e dinte që firma e tij përdorej për kokainë. Hetuesit thone se droga erdhi nga Ekuadori ne Portin e Hamburgut me banane.