E peson keq nje shqiptar qe kishte gjetur menyren jo ligjore per te shkuar ne Gjermani. Policia gjermane e Rosenheimer ka shmangur hyrjen e një shqiptari, i cili ishte pasagjer në autobusin që vinte nga Italia. Ai madje për shkak të parregullsive në pasaportën e tij u gjobit me 800 euro, shkruan presseportal.de.
“42 vjeçari kishte pasaportë të rregullt të Shqipërisë, megjithatë brenda saj kishte dy vula (viza) tërësisht të falsifikuara greke. Kjo që ai të qëndronte më shumë se 90 ditë në hapësirat e zonës Shengen,” përcjell albinfo.ch.
Përveç gjobës shqiptarit ju evitua hyrja në Gjermani dhe u kthye mbrapsht.