Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një i ri është plagosur me thikë pas një sherri për motive banale. Mësohet se kanë qenë dy persona, babë e bir që janë konfliktuar me një 26-vjeçar dhe dyshohet se e kanë qëlluar me thikë. I riu është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa janë shoqëruar në polici babë e bir.
Informacion paraprak
Më datë 17.05.2018, rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ka pasur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve D. L., E. M., dhe E. M., ku për pasojë shtetasi D. L rreth 26 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga shtetasit E. M., dhe E. M., (at dhe bir).
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar shtetasit E. M., dhe E. M., (at dhe bir), në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.