Partia Demokratike ka publikuar ditet e fundit vendimin e denimit ne Itali te vellait te ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, nje audiopergjim per te cilin thote se eshte autentik dhe pretendon se zeri aty eshte i Agron Xhafajt i cili degjohet te flase me nje person te quajtur bashkepunetori X, e sot ka nxjerre edhe video deshmine me ze dhe me figure te ketij te fundit qe pranon se eshte ky person qe degjohet ne audiopergjim.
Ai ka treguar njohjet me vellane e Xhafajt, dhe qe ai ka bere trafik droge kohet e fundit .
Por pas publikimit te ketyre denoncimeve, kryeministri Edi Rama ne nje deklarate para grupit te PS te merkuren, tha se ministri i tij i Brendshem nuk ka asnje pergjegjesi as morale as politike ndaj edhe nuk ka bere asnje levizje per ta shkarkuar ate nga posti qe mban, pavaresisht se PD e kerkon me ngulm kete levizje.
Por çfarë ndodhte në nëntor të vitit 2007?!
Vëllait te ministrit të Drejtësisë së asokohe, Ilir Rusmalit, iu publikua një përgjim ku ai kërkonte një tender, të cilin nuk e mori kurrë. Pas kësaj, Partia Socialiste reagoi ashpër dhe më 13 nëntor kërkoi dorëheqjen e ministrit.
Vetëm një ditë më vonë, më 14 nëntor 2007, Ilir Rusmali, del në një deklaratë për mediat, ku njofton dorëheqjen e tij, në emër të moralit dhe politikës së moralshme, ndonëse vëllai i tij ishte një qytetar i lirë dhe i padënuar.
“Mbrëmë Partia Socialiste ka kërkuar publikisht dorëheqjen time për një çështje që nuk ka lidhje me personin tim. Mbrëmë PS-ja, zyrtarisht është vendosur në anën e korrupsionit për të rikrijuar kornizën që kishim vendosur ta thyenim me forcë. Prandaj, më duhet edhe një herë që t’i bëj thirrje moralit dhe politikës së moralshme.
Ndryshe nga ç’priste zëdhënësja e PS-së, jam këtu (dhe ju falenderoj juve) që të deklaroj dorëheqjen time, nga posti i ministrit të drejtësisë, në emër të këtij morali dhe të kësaj beteje për luftën kundër korrupsionit. Ky është mesazhi im politik.”, – pati deklaruar Rusmali në daljen për mediet.