Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kallëzim të rremë ndaj Albert Veliut, pas kallëzimit penal që bëri vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i cili pretendon se në audiopërgjimin e publikuar nga PD, nuk është zëri i tij.
Veliu gjatë marrjes dje në pyetje në prokurorinë e Tiranës ka konfirmuar gjithcka ka thënë në video. Personi që njihet si “Bashkëpunëtori X” u mor në pyetje nga prokurori Genci Qana.