Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Në datën 18.05.2018, rreth orës 21:50 në rrugën Berat-Kombinat, pranë vendit të quajtur Shtëpia e Bardhë, shtetasi A.L, 21 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke drejtuar mjetin tip “Jaguari” ka aksidentuar shtetasin këmbësor A.M, 32 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat” shkruhet ne njoftimin e policise
Shtetasi A.M ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi A.L dhe po kryhen veprimet proçeduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Shtetasi A.M ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën.