Një 75-vjeçar, banues në Tiranë eshte gjetur i pajete brenda nje automjeti tip Benz, ne parkimin e nje pallati në rrugën “Janos Hunyadi” te shtunen. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, thote policia.
Njoftimi nga Komisariati i Policisë Nr. 2:
Më datë 19.05.2018, në rrugën “Janos Hunyadi”, në parkimin e një pallati, brenda mjetit tip “Benz”, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi H.M., vjeç 75, banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.