Një 35-vejcar ka humbur jetën në Peqin, teksa ishte duke korrur barin me makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “Teqe” dhe viktima është Ilir Sharka.
Më datë 22.05.2018 rreth orës 11:30, në lagjen “Teqe” Peqin, është gjetur i pa jetë shtetasi, Ilir Sharka , 35 vjeç i cili ishte duke punuar me nje korre bari që punon me tension elektrik, tek kopshti i shtetasit I.M.
Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër por paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.