Gjiganti teknologjik, Huaweii është zotuar se do të krijojë telefonin e radhës edhe më të mirë se iPhone 8. “Huaweii Mate 10” është premtuar se do të jetë produkti më i mirë ndonjëherë, duke e sfiduar edhe iPhone 8 që pritet të dalë brenda dy muajve të ardhshëm.
Do të jetë produkti më i fuqishëm ndonjëherë. Mate 10 do të ketë jetëgjatësi rekorde të baterisë, do të ketë ekranin më të plotë dhe më të fortë. Poashtu për nga shpejtësia dhe fotografia do të jetë numër një. Do të konkurrojmë fuqishëm me Apple pasi që Mate 10 do të jetë edhe më i mirë se iPhone 8”, ka thënë Richard Yu, shef i kompanisë.