Mbrëmjen e kaluar një aksident fatal i ka marrë jetën drejtuesit të njësisë operative në Gardën e Republikës Martin Nika. Sot familja, miq e të afërm i japin lamtumirën e fundit major Nikës, ndërsa homazhet për të nderuar figurën e tij zhvillohen në ambientet e Gardës së Republikës.
Po kush ishte Martin Gjek Nika?
Ai lindi më 1.1.1968 në Shkodër. Ndoqi arsimin e lartë në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, në specialitetin për sportet ndeshës e kalitëse, diplomuar më 2004.
Më 15.09.1996 doli fitues i vendit të parë në peshën 91 kg në Kampionatin 22 Kombëtar të Boksit për të rritur.
Më 6.9.1998 ka fituar vendin e parë në peshën 91 kg në Kampionatin Kombëtar të Boksit për të rritur.
Kreu kursin për sigurimin e VIP-ave në Qendrën për kërkime Policore në Egjipt nga data 3.7.2007 deri më 28.7.2007.
Po ashtu kreu kursin themelor të oficerit të Shtabit prej datës 13.9.2010 deri më datë 17.12.2010.
Nga data 3.10.2016 deri më 24.11.2016 ndoqi kursin e kualifikimit të oficerëve me arsim të lartë jo policor të Gardës së Republikës, në Akademinë e Sigurisë.
Më 16.3.1990 titullohet nënoficer aktiv, merret efektiv në strukturat e Gardës së Republikës, emërohet me detyrë Komandant skuadre në Kompaninë Operative.
Më 16.5.2002 emërohet me detyrë snajper në skuadrën e përzier në Kompaninë Operative.
Më 1.2.2005 titullohet oficer aktiv, emërohet me detyrë Komandant i Grupit të përzier, në Kompaninë Operative.
Më 1.7.2006 emërohet me detyrë Komandant Grupi në Njësinë Speciale.
Më 1.9.2009 emërohet me detyrë Komandant Grupi në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Më datë 1.10.2010 emërohet me detyrë Specialist për përgatitjen fizike e profesionale në Njësinë Speciale.
Më 1.7.2012 riemërohet me detyrë Specialist për përgatitjen fizike e profesionale në Njësinë Speciale.
Ndërsa aktualisht ishte drejtues i njësisë operative në Gardë me gradën e oficerit, major.
Martin Nika, ka qenë një nga efektivët e gardës i vendosur brenda oborrit të brendshëm të Kryeministrisë në protestën e 21 janarit.
Ai u përplas mbrëmjen e kaluar nga një makinë kur sapo kishte kontrolluar shërbimet e Gardës. Policia arrestoi si autorin e dyshuar të ngjarjes, një 31-vjeçar.
MUND TË LEXONI EDHE: EMRI/ Përplaset për vdekje zyrtari i lartë i Gardës së Republikës afër Kryeministrisë