(Foto ilustruese) Një aksident i rëndë është verifikuar pas mesnate në Elbasan. Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:20, të mëngjesit të ditës së sotme dhe ka gjetur vdekjen 1 person, akoma i paidentifikuar që ka qenë në shoferi i makinës.
Makina ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik dhe është përfshirë nga flakët. Për pasojë shoferi ka vdekur brenda mjetit.
Dyshimet e para jane se shkak per aksidentin eshte bere shpejtesia tej normave te lejuara, ndërsa policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes. /balkanweb.com/