Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Piacenza të Italisë, ku një shqiptare është masakruar me thikë nga bashkëshorti në prani edhe të djalit 17- vjeçar të çiftit.
Elca Tereziu është shqiptarja që shihni në foton më sipër e cila mbeti e vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj ditën e diel, ngjarje e rendë që ndodhi në Itali në sy të djalit të tyre 17- vjeçar. Ajo u godit tre herë me thikën e kuzhinës nga 57-vjeçari Xhevdet Mehmeti.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Mediat italiane shkruajnë se mes tyre fillimisht kishte pasur një zënkë të ashpër që pati një fund tragjik. Madje thuhet se 52-vjeçarja ishte dhunuar edhe me pare, por nuk kishte bërë kurrë denoncim në polici.